Google ADS

Turqia kryen stërvitje detare në brigjet e Libisë

12:42 | 11 Shtator 2020
Arbresh.info

Forcat turke kanë kryer një stërvitje kërkimi dhe shpëtimi në brigjet e Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Brenda fushëveprimit të aktiviteteve të Grupit Detar Turk, një stërvitje kërkimi dhe shpëtimi në det u krye nga Fregata TCG GEMLIK që operon në det të hapur në Libi”, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar e Libisë, e themeluar në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (OKB) pas rrëzimit të Muammar Gaddafit në vitin 2011, është përballur me shumë sfida, përfshirë sulmet nga komandanti i forcave jolegjitime me bazë në Libinë lindore, Khalifa Haftar.

Megjithatë, muajve të fundit ajo ka arritur disa fitore territoriale kundër forcave të Haftarit.

Turqia mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht me qendër në kryeqytetin Tripoli dhe një zgjidhje jo-ushtarake të krizës libiane.

Të ngjashme