Turqia vlerëson se vendimi i SHBA-së për të hequr pjesërisht embargon e armëve për Qipron Greke, që helmon shpresat për paqe në Mesdheun Lindor, nuk është në përputhje me frymën e aleancës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendimi i SHBA-së, i cili u bë i ditur sot, për të hequr embargon e armëve ndaj administratës së Qipros Greke injoron barazinë dhe ekuilibrin midis dy popujve në ishull, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se vendimi përfundimisht do të dëmtojë përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Qipros.
Nga ministria theksojnë se në një kohë përpjekjesh të vazhdueshme për të ulur tensionin në Mesdheun Lindor, një vendim i këtillë i SHBA-së nuk është në përputhje me frymën e aleancës.
“Presim që SHBA të rishikojë vendimin e saj dhe të mbështesë përpjekjet ekzistuese për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet gjithashtu në njoftim.
Nga ministria theksojnë se Turqia, si një vend garantues për Qipron, me vendosmëri do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e qipriotëve turq në përputhje me përgjegjësinë e saj ligjore dhe historike.
Pas ndarjes me forcë të ishullit të Qipros në vitin 1963 nga grekët qipriotë, turqit qipriotë vuajtën nga një fushatë e dhunës etnike.
Në vitin 1974, pas një grushti shteti që synonte aneksimin e Qipros në Greqi, Ankarasë iu desh të ndërhynte si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC).
Dekada kanë kaluar duke regjistruar disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Qipros, por të gjitha përfunduan me dështim. E fundit, e zhvilluar me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.
Në vitin 2004, në dy referendume, plani i Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të OKB-së, Kofi Annan, u pranua nga Qiproja Turke, por u refuzua nga Qiproja Greke.
Në një raport të fundit, Sekretari i Përgjithshëm aktual i OKB-së, Antonio Guterres, poashtu tha se “ide të reja” ndoshta janë të nevojshme për një zgjidhje në ishull.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...