I ngarkuari me punë i Përfaqësisë së Përhershme të Turqisë në OKB, Öncü Keçeli deklaroi se kriza në Siri nuk mund të zgjidhet me ndihma humanitare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Keçeli foli në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua situata humanitare në Siri. Ai tha se OKB-ja është shndërruar në “shërbim pas ndërhyrjes” përballë krizave që vazhdojnë në shumë vende të botës.
Duke kritikuar OKB-në se “Ndihmat humanitare është si të përpiqesh të trajtosh kancerin me leukoplast (fasho)” Keçeli tha se “Komuniteti ndërkombëtar po shpërndan para për t‘i mbajtur problemet larg derës së tij”.
Zëvendës sekretari i përgjithshëm për ndihmat humanitare të OKB-së, Martin Griffiths tha se sirianët të cilët janë rraskapitur nga lufta prej vitesh, varfëria dhe pandemia, tani po përballen sërish me një dimër të ashpër. Ai bëri thirrje që edhe pse përkohësisht këtë dimër të përmirësohen kushtet e sirianëve që qëndrojnë në çadra (tenda) në të ftohtin e acartë në veriperëndim të vendit ku ndodhen 2 milionë njerëz.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Norvegjisë për Refugjatët, Jan Egland në konferencën e tij në Këshillin e Sigurimit lidhur me sirianët tha se “Ata dolën nga lufta dhe shkuan në ferr”.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë