Turqia konfirmoi 109 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.600, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me COVID-19 në Turqi u rrit në 104.912, pasi 3.122 persona kanë rezultuar pozitivë në virusin në 24 orët e fundit, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në Twitter.
Deri më tani, gjithsej 21.737 pacientë janë liruar nga trajtimi mjekësor pas shërimit nga virusi, me 3.246 të liruar vetëm gjatë ditës së sotme, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në Turqi, 38.351 teste janë kryer gjatë 24 orëve të kaluara, me çka shifra e përgjithshme e testimeve arrin në 830.257.
Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në gjithë botën.
Pandemia ka vrarë më shumë se 193.000 njerëz, ndërsa 2,74 milionë njerëz janë infektuar deri më tani, prej të cilëve 752.800 janë shëruar nga sëmundja, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...