Turqia “kokëfortë” injoron presionin e SHBA-ve, kërkon sistemin S-400 të mbrojtjes ajrore nga Rusia

22:16 | 10 Mars 2018
Trina Galanxhi

Turqia duket të jetë e vendosur që të shtyjë përpara blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 nga Moska, edhe pse SHBA-të i kanë bërë presion Ankarasë që të largohet nga marrëveshja.

Turqia thekson se aleatët e NATO-s nuk i detyruan Greqisë të heqë blerjen e S-300 në vitin e kaluar, edhe pse ajo marrëveshje ishte bërë në një periudhë me më pak tensione ndaj vendeve Perëndimore dhe Rusisë, transmeton portali arbresh.info

“Ju nuk keni thënë asgjë për Greqinë, por keni theksuar se Turqia nuk do të lejohet të marrë sistemin e mbrojtjes S-400”, ka thënë ai, citon media ruse  TASS.

“Ju keni thënë se kontakti me Rusinë ishte gabim. Ju gjithashtu thatë se mund të na vendosni sanksione. Ne nuk do të jemi përgjegjës për ju. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë për hir të arritjes së qëllimeve tona”, citohet të ketë thënë Erdogan.

Rusia dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshje në Ankara për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 në shtator të vitit të kaluar.

Turqia me sa duket ka bërë një depozitë për sistemin e ri të raketave përpara marrjes së baterive të para S-400, megjithatë ajo mund të sanksionehet nga SHBA-të për blejren e armëve ruse.

Ndërkohë, SHBA-të nuk janë të gatshme të lejojnë Turqinë që të rrëshqasë në orbitën e Moskës.

Me paqëndrueshmëri përgjatë kufirit jugor dhe me më shumë se 3 milionë refugjatë nga Siria, Turqia është prekur nga lufta siriane më shumë se çdo vend tjetër i NATO-s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme