Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka thënë se Suedia dhe Finlanda duhet të ndërmarrin tani “hapa konkretë” për të zbutur shqetësimet e vendit të tij për sigurinë, në mënyrë që të tejkalojnë kundërshtimet e Ankarasë ndaj kandidimit të tyre për anëtarësim në NATO.
Aspiratat e vendeve për anëtarësim kërkojnë mbështetjen e të gjitha vendeve të NATO-s, por Turqia kundërshton hyrjen e Suedisë dhe Finlandës. Si arsye për këtë, Ankaraja i përmend mbështetjen e pretenduar për militantët kurdë, të cilët Turqia i konsideron terroristë, si dhe kufizimet për shitjen e armëve për Turqinë.
Të dy këto vende nordike hodhën poshtë pretendimet e Turqisë.
Cavusoglu tha se qasja e formës “ne do ta bindim gjithsesi Turqinë me kohë, ne jemi miq dhe aleatë” nuk do të ishte e drejtë.
Ai këmbënguli se “këto vende duhet të ndërmarrin hapa konkretë”.
Ministri i Jashtëm turk shtoi se “ne i kuptojmë shqetësimet e sigurisë të Finlandës dhe Suedisë, por…të gjithë duhet të kuptojnë gjithashtu shqetësimet legjitime të sigurisë së Turqisë”.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës fqinje./AA
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...