Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu kërkoi sot një “marrëveshje të shkruar” nga Finlanda dhe Suedia për hapat për t’i dhënë fund “mbështetjes së tyre për terrorizmin” nëse duan të anëtarësohen në NATO.
Deklarata e tij erdhi një ditë përpara se Turqia të zhvillonte konsultime me dy vendet nordike në Ankara rreth kandidaturave të tyre për anëtarësim në NATO, transmeton portal arbresh.info
“Ne presim që të dy vendet t’i japin fund mbështetjes për terrorizmin dhe të heqin kufizimet e mbrojtjes”, tha ai para gazetarve përpara vizitës në Palestinë dhe Izrael.
Turqia po i kërkon Suedisë dhe Finlandës që të nënshkruajnë një “marrëveshje të shkruar” për t’i dhënë fund “mbështetjes për terrorizmin” përpara se t’i jepet drita jeshile kandidaturave.
Turqia është e vetmja anëtare e NATO-s që po kundërshton pranimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë./arbresh.info/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...