Google ADS

Turqia kërkon ekstradimin e liderit kurd nga Praga

13:26 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Turqia tha se ka kërkuar nga autoritetet çeke të ekstradojnë liderin e komunitetit kurd të Sirisë.

Zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozdag, tha se Salih Muslim, ish-bashkëkryesues i Partisë Bashkimi Demokratik, do të paraqitet para gjykatës të hënën.

Muslim është ndaluar në Pragë më 24 shkurt, në bazë të një urdhërarresti nga Ankaraja.

Partia Bashkimi Demokratik tha se Ankaraja kërkon të arrestojë individë që nuk janë qytetarë të saj “pa asnjë justifikim ligjor”.

Turqia ka kërkuar Muslimin, pasi një gjykatë turke e ka akuzuar atë për “thyerje të unitetit shtetëror” dhe shkelje të tjera.

Partia Bashkimi Demokratik, të cilën Turqia e konsideron “grup terrorist”, është forca kryesore politike kurde në veri të Sirisë.

Muslim ka dhënë dorëheqje nga bashkëkryesimi i saj vitin e kaluar, por mbetet me ndikim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme