Greqia është në negociata me administratën amerikane për të blerë 18 deri në 20 avionë të gjeneratës së pestë F-35, por kjo ka acaruar Turqinë.
Në një reagim për mediat, gjenerali turk i dalë në pension Necat Eslen shprehet se në çdo rast, ata do të përdorin raketat S-400 ndaj këtyre avionëve duke rikthyer balancat në rajon.
“Nëse Greqia blen avionët F-35 ne do të përdorim sistemet raketore S-400 kundër tyre. E gjithë bota e di që këto avionë nuk janë të padukshëm ndaj sistemeve raketore ruse dhe ne do t’i përdorim ato pa hezitim kundër Greqisë“, u shpreh Necat Eslen.
Turqia ka blerë tashmë raketat ruse, por deri më tani ka bërë vetëm një test për shkak të presionit ndaj NATO për të mos futur në gjirin e vendeve anëtare sisteme armatimi nga forcat kundërshtare, siç konsiderohet Rusia e Putinit./lajmiifundit/
“Vera do të bartej në nëntor”, ndryshimet e pabesueshme nëse...
Luiz Ejlli vjen me këngën e re “Picirruke”
I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregon...
Sarrazin folës në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar
“Përfundove nga tenor në dasmaxhi”, reagon Maestro: Hodha në...
Enis Zabërgja njofton pensionimin nga futbolli aktiv