Turqia kap në Siri të dyshuarin kryesor për bombardimet e vitit 2013

15:44 | 12 Shtator 2018
Arbresh.info
Agjencitë turke të inteligjencës arrestuan një person të kërkuar për sulme me bomba në vitin 2013, raportojnë mediat turke.

Agjencia e lajmeve Anadolu tha se shtetasi turk, Yusuf Nazik, është kapur nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës në qytetin sirian Latakia dhe se është sjellë në Turqi.

Data kur është kapur, nuk është bërë e ditur.

Nazik është kërkuar nën dyshimet se ka planifikuar dhe organizuar dy sulme me makina bombë, të cilat kanë lënë të vrarë 53 njerëz në qytetin Rejhanli, pranë kufirit me Sirinë.

Turqia ka fajësuar regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe grupet aleate për bombardimet.

Anadolu raportoi se Nazik “e ka pranuar” se ai ka qenë pas sulmit dhe tha se sulmi është urdhëruar nga regjimi sirian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme