Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka bërë të ditur se kanë evakuuar 1 mijë e 834 persona nga Sudani, prej të cilëve 249 janë shtetas të huaj që vijnë nga 19 vende.
“Ne jemi në kontakt me secilin nga shtetasit tanë që duan të kthehen”, tha Çavuşoğlu për TRT Haber.
Gjatë ditës së djeshme, Turqia ka dërguar pesë avionë ushtarak transportues, duke përfshirë dy avionë A400M, për të evakuuar shtetasit e saj të mbetur nga Sudani.
Më herët gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke njoftoi se një aeroplan evakuues turk C-130, i cili ishte nisur për në bazën ajrore Wadi Seidna për evakuim, ishte në shënjestër të një sulmi me armë të lehta.
Një armëpushim që hyri në fuqi në mesnatën e së martës ishte përpjekja e fundit për të ndaluar luftimet në Sudan që shpërthyen për herë të parë më 15 prill.
Të paktën 460 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 4,000 janë plagosur në përleshjet midis ushtrisë dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nga fillimi i konfliktit, sipas ministrisë sudaneze të Shëndetësisë.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...