Rusia, Irani dhe Turqia janë afër arritjes së një marrëveshje, mbi përbërjen e një komiteti sirian, që mund të hapë rrugën për hartimin e një kushtetute të re dhe zgjedhjeve pas një lufte shkatërruese civile, thanë diplomatët të martën.
Ministrat e Jashtëm të trija vendeve, të cilët mbështesin anë të kundërta në konfliktin gati tetëvjeçar të Sirisë, filluan bisedimet në Gjenevë për të nënshkruar propozimin e tyre të përbashkët në mënyrë që më pastaj të kërkojnë miratimin e Kombeve të Bashkuara.
Qeveria e Presidentit, Bashar al-Adad, dhe opozita që luftojnë për ta rrëzuar atë, kanë paraqitur një listë me nga 50 emra për të qenë pjesë e komitetit. Por, Rusia, Irani dhe Turqia po insistojnë që 50 emrat tjerë të jenë nga shoqëria civile dhe nga “të pavarurit”.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...