Turqia të martën e ardhshme në kryeqytetin Ankara do të iniciojë një skemë pilot për sistemin e saj elektronik të seancave gjyqësore.
Burimet gjyqësore për AA theksuan se pilot skema e parë për seancat gjyqësore elektronike, e cila u mundëson avokatëve të marrin pjesë në seancat dëgjimore përmes video-lidhjes, do të fillojë në gjykatën e Ankarasë Perëndimore.
Sipas sistemit të ri, avokatët mund të kërkojnë seanca elektronike duke përdorur Sistemin Informatik të Gjyqësorit Kombëtar të Turqisë (UYAP) ose aplikacionin celular Celse. Nëse gjykatësi pranon kërkesën, avokati do të mund të kyçet në seancën dëgjimore përmes video-lidhjes. Seanca elektronike do të fillojë kur gjykata aktivizon sistemin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Seanca do të fillojë pasi informacioni dhe fotografitë e avokatëve të konfirmohen nga gjykatësi përmes sistemit të informatikës.
Sipas ligjit, avokatët duhet të veshin mantel gjatë seancave.
Në muajin qershor, ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, ndoqi një testim të seancës dëgjimore elektronike në një gjykatë të Ankarasë.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj