Turqia identifikon tri rastet e para të variantit Delta+

14:28 | 6 Korrik 2021
A. B.

Turqia ka identifikuar 3 rastet e para të “Delta +” në tre provinca, deklaroi Ministri turk i Shëndetësisë.

Ai tutje tha se 284 raste të variantit Delta janë regjistruar gjithashtu në 30 provinca të tjera, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, disa vaksina janë efektive kundër variantit më ngjitës, por pavarësisht kësaj ata kanë shprehur shqetësimin për përhapjen e varianteve të reja. Madje disa shkencëtarë, besojnë se varianti “Delta +” mund të jetë edhe më ngjitës.

Kujtojmë se, Turqia e cila lehtësoi kufizimet në 1 korrik, ka regjistruar 5.5 milion raste dhe rreth 50,000 viktima që nga fillimi i pandemisë. Vendi ka ana tjetër ka përshpejtuar fushatën e vaksinimit duke vaksinuar më shumë se një milion persona në ditë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme