Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka deklaruar se Presidenti francez, Emmanuel Macron ka dhënë një fjalim të gabuar në lidhje me ofensiven ndërkufitare të Turëisë në Sirinë veriperëndimore.
Vërejtjet e tij erdhën në përgjigjjë të komenteve të Presidentit francez, i cili e paralajmëroi Turqinë kundër pushtimit të enklavës veriore sirianë të Afrin, transmeton portali arbresh.info
“E gjithë bota duhet të dijë se Turqia nuk vepron me mentalitetin e një pushtuesi”, tha Yildirim.
Turqia filloi ofensivën ushtarake kundër Afrin më 20 janar për të përzënë njësitë mbrojtëse të popullit kurd të Sirisë, ose YPG, një milici që ajo thotë është një zgjatje e rebelëve kurdë të jashtëligjshëm që luftojnë brenda Turqisë./arbresh.info/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...