Turqia i dërgon një letër proteste Gjermanisë

21:32 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Turqia ka dërguar një notë proteste në Gjermani, raportojnë mediat turke.

Sipas raportit, arsyeja për protestën është se Gjermania po i siguron azil Adil Oksuz, i cili konsiderohet koordinatori kryesor i përpjekjes së vitit të kaluar për grusht shteti në Turqi, transmeton portali arbresh.info.

Oksuz është gjithashtu një nga anëtarët e organizatës terroriste të Fethullah Gulenit.

Ankaraja kërkoi gjithashtu që autoritetet e Gjermanisë menjëherë të ekstradonin Oksuzin në Turqi.

Autoritetet turke akuzojnë Fethullah Gulen për përfshirjen në përpjekjen ushtarake të grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme