Turqia i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndalojë “masakrën” në enklavën siriane të Ghoutas lindore, e cila po vazhdon të goditet nga bombardimet intensive të regjimit përkundër rezolutës së miratuar nga OKB-ja për armëpushim.
“Regjimi është duke kryer masakër në Ghoutan Lindore”, tha zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin përmes rrjeteve sociale, transmeton portali arbresh.info
“Bota duhet të bëhet bashkë dhe të ndalojë këtë masakër”, shtoi ai.
Sulmet e reja ajrore kanë goditur enklavën të shtunën, duke rritur deri në 500 numrin e civilëve të vrarë, përfshirë më shumë se 120 fëmijë.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar unanimisht rezolutën për armëpushim.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu i bëri thirrje Rusisë dhe Iranit që të “ndalojnë” bombardimet e regjimit në zonën që po konfiderohet si më e përgjakshmja nga i tërë konflikti.
Ndërsa Turqia ka mbështetur rebelët sirianë, Rusia dhe Irani janë mbështetës të fuqishëm të presidentit sirian Bashar al-Assad./arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?