Aviokompania Turkish Airlines (THY) njoftoi se testi PCR i zbatuar për hyrjen në Turqi në kuadër të masave kundër koronavisurit të ri (COVID-19) nuk do të kërkohet duke filluar nga 15 maji për udhëtarët që vijnë nga disa vende përfshirë Britaninë e Madhe, Kinën, Izraelin, Japoninë, Ukrainën, Korenë e Jugut dhe Tajlandën.
Në një deklaratë nga faqja e internetit të THY, lidhur me çështjen thuhet se për udhëtimet e zhvilluara drejt Turqisë janë zbatuar masa në kuadër rregullave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.
“Që nga 30 dhjetori 2020, udhëtarët e moshës 6 vjeç e më shumë që vijnë në Turqi (me përjashtim të detarëve, udhëtarëve transit) duhet të paraqesin dokumentet e tyre të testit negativ PCR që do të marrin duke dhënë mostra brenda 72 orëve para nisjes së planifikuar. Që nga data 15 maj 2021 nuk do të kërkohet testi PCR për personat që hyjnë në Turqi nga Hong Kongu, Kina, Tajvani, Vietnami, Australia, Zelanda e Re, Singapori, Tajlanda, Koreja e Jugut, Izraeli, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Letonia, Luksemburgu, Ukraina dhe Estonia”, thuhet në deklaratë.
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...