Turqia heq gjendjen e jashtëzakonshme

11:45 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi, e cila u shpall pas tentimit të grusht-shtetit në vend më 15 korrik 2016, më në fund do të hiqet të enjten.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka premtuar se do ta heqë atë nëse i fiton zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit.

Para zgjedhjeve, muajin e shkuar, ai po ashtu ka premtuar se në vend do të miratohet një ligj i ri kundër terrorizmit dhe se do të ndërmarrë masa kundër çdo kërcënimi ndaj sigurisë së Turqisë.

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, më shumë se 150,000 shërbyes civilë janë larguar e suspenduar nga puna ose arrestuar, nën akuzat se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e përpjekjes për grusht-shtet. E kritikët thonë se Erdogani e ka shfrytëzuar gjendjen e jashtëzakonshme për t’i bërë të heshtin zërat kritikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme