Pakti, i arritur në muajin shtator në mes të Rusisë, aleatit të fuqishëm të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe Turqisë që mbështet rebelët, pati ndalur një operacion masiv qeveritar në veri të Sirisë.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë pas një samiti të mbajtur në Ankara mes liderëve të Turqisë, Gjermanisë dhe Francës se autoritetet turke janë duke kryer obligimet e tyre në Idlib.
Megjithatë, ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moualem ka thënë të hënën vonë se Turqia nuk ka shprehur gatishmëri për të zbatuar marrëveshjen.
“Terroristët ende ekzistojnë me armë të rënda në këtë rajon dhe janë tregues se Turqia nuk është e gatshme për të kryer obligimet”, ka thënë Moualem në Damask, sipas agjencisë së lajmeve, SANA.
Mirëpo ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se procesi është duke vazhduar sipas planit.
“Aktualisht nuk kemi probleme në zbatimin e memorandumit. Gjithçka po shkon sipas planit”, ka thënë ministri turk ditën e martë.
Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se Turqia është duke bërë më të mirën për të përmbushur obligimet e vështira në Idlib, mirëpo “jo gjithçka është duke shkuar sipas planit”.
Megjithatë ai ka thënë se Rusia nuk sheh ndonjë kërcënim për dështim të paktit.
Përndryshe të shtunën, liderët e samitit me katër vende pjesëmarrëse kanë nënvizuar rëndësinë e zgjatjes së armëpushimit në Siri dhe kanë thënë se komiteti për krijimin e kushtetutës së re duhet të takohet në fund të këtij viti.
Qeveria Siriane në anën tjetër ka premtuar se do të zotërojë “secilin inç” të Sirisë, përfshirë rajonin e Idlibit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?