Ministri turk i turizmit Mehmet Ersoy tha dje se vendi do të presë turistët anglezë në sezonin e ri turstik pa pasur nevojë për provë vaksinimi dhe as të testit të tamponit, duke shtuar se “turistët britanikë do të priten me krahë hapur”.
Zhvillimi vjen pasi britanikët kanë bërë 2.5 milionë vizita turistike në Turqi në 2019, dhe megjithë faktin se më 15 prill Turqia do të bëjë rivlerësimin final të politikave të turizmit për sezonin në hapje.
Ersoy tha: “Ne kemi në punë kalime kufitare të klasit botëror për të siguruar një udhëtim me rrezik minimal në të gjithë Turqinë. Ne po punojmë me autoritetet britanike për t’u siguruar që proceset të jenë të përditësuara së më mirë. Nuk do të kërkojmë pasaporta vaksine nga turistët e huaj kur hyjnë në vendin tonë”.
Ersoy shtoi se kushtet do të jenë veçanërisht më të zbutura për turistët britanikë duke qenë se vendi është në fazat më të avancuara të vaksinimit, dhe se punonjësit e hoteleve turke do të kenë prioritet për vaksinimin në vend dhe do të jenë të imunizuar deri në verë.
Plani turk për heqjen e pasaportave të vaksinave si kusht është në kontrast me politikat e pushimeve të destiancioneve të tjera si për shembull Greqia, e cila ka kërkuar pasaporta vaksine apo test negativ koronavirusi.
Ndërsa në Qipro vizitorët duhet të kenë marrë të dyja dozat e vaksinës, edhe pse ka kushte disi më të buta për britanikët, prej komunitetit të saj të konsiderueshëm atje.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?