Janë hapur dyert e xhamisë së re në Turqi, Camlica që po konsiderohet si më e madhe në këtë vend. Ajo është ndërtuar në maje të një kodre në afërsi të bregut të Bosforit, nga ku mund të shihet i gjithë qyteti i Stambollit.
Gërshetimi i klasikes me modernen e bëjnë këtë xhami të plotë të drejtë të fitojë epitetin e ikonës së qytetit të Stambollit. Dyert e saj u hapën për besimtarët në orët e para të mëngjesit. Kompleksi impozant para xhamisë, përmban muze, galeri, bibliotekë, salla për konferenca, atelie dhe një parking shumë të madh, transmeton Telegrafi.
“Përveç xhamisë janë ndërtuar edhe objektet tjera dhe tarraca gjigante që ofrojnë panoramë të rrallë të qytetit të Stambollit. Megjithatë aty janë ndërtuar edhe tunelet që lehtësojnë qarkullimin e veturave të shumta të parkuara në hapësirën gjigante”, ka deklaruar Ergin Kulunk.
Dimensionet e xhamisë janë plotë simbolikë, ajo ka gjashtë minare që paraqesin gjashtë shtyllat e Islamit, ku katër prej tyre janë 107 metra dhe dy tjera nga 90 metra. Kjo xhami ka kapacitete të pranojë 60 mijë besimtarë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...