Turqia ka hapur bazën më të madhe ushtarake në Afrikë, në Mogadishu, kryeqyteti i Somalisë.
Vendi afrikan për një kohë të gjatë është duke luftuar kundër militantëve, transmeton portali arbresh.info
Baza e trajnimit u përurua të shtunën në prani të shefit të shtabit të përgjithshëm turk Hulusi Akar dhe kryeministrit somalez Hassan Ali Khayre.
Objekti i ndërtuar rishtas përfshin konviktet e ushtrisë, bazat e trajnimit dhe burgjet dhe do të shërbejë si një terren trajnimi për 10,000 ushtarë somalezë.
Rreth 200 oficerë turq do të vendosen në bazën për të mbikqyrur stërvitjen.
Gjatë ceremonisë së hapjes, Khayre përshëndeti mbështetjen “e palëkundur” turke ndaj Somalisë, ndërsa Mogadishu përpiqet të rindërtojë ushtrinë e shkrirë dhe të stabilizojë vendin e shkatërruar nga lufta.
Përfshirja e shtuar ushtarake e Shteteve të Bashkuara në luftën në Somali ka provokuar më tej al-Shabab, pasi grupi ka pretenduar gjithmonë se po lufton ndërhyrjen e huaj në vend.
Uashingtoni ka deklaruar se përmes sulmeve ajrore ka vrarë dhjetra militant gjatë javëne të fundit./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...