Universitetet turke nuk do të pranojnë studentë të rinjë në departamentin e gjuhës franceze, ka vendosur Bordi i Arsimit të Lartë të Turqisë, zhvillim i cili ka tensionuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës.
Vendimi erdhi si përgjigjje ndaj një manifestimi të nënshkruar nga figura të shquara franceze, të cilët kërkonin heqjen e pasazheve të Kuranit dhe si një masië reciproke mbi “mbi mungesën e departamenteve të studimeve turke në qytetet europiane”, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi dënuar deklaratat kontradiktore mbi Kuranin që vijnë nga Franca dhe Bordi i Arsimit të Lartë”, tha Emrullah Isler, kryetar i Komitetit për Edukimin Kombëtar, Kulturën , Rinisë dhe Sporteve në parlamentin turk.
Isler shtoi se universitetet në Francë nuk kanë departamente të mjaftueshme mbi studimet e turqishtes, dhe ka shtuar se nuk ka balancë mes dy vendeve.
Zyrtarët turq kanë reaguar me zemërim ndaj një manifesti francez, që bënte thirrje për disa autoritete islamike që të largonin disa pjesë të Kur’anit.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan madje i krahasoi nënshkruesit e tekstit me anëtarët e ISIS-it.
Letra e hapur, e botuar me 22 prill në gazetën franceze “El Pais” dhe e nënshkruar nga pothuajse 300 figura të shquara franceze, tha se ajetet e Kuranit që kërkojnë “vrasjen dhe dënimin e hebrenjve, të krishterëve dhe jobesimtarëve” duhet të hiqen nga libri, duke argumentuar se ata ishin “të vjetëruara”./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...