Google ADS

Turqia – Gjermanisë: Mos u përziej por besoji gjyqësorit tonë të pavarur

11:31 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Turqia thotë se kërkesa e Gjermanisë për ta liruar trajnuesin gjerman të të drejtave të njeriut është e papranueshme dhe tentim për të ndërhyrë në gjyqësorin e Turqisë.

Në një komunikatë për media të publikuar sot, Ministria e Jashtme e Turqisë ka thënë se ata e kanë mbajtur të informuar ambasadorin gjerman në Ankara rreth rastit të gjermanit Peter Steudtner, duke shtuar se duhet patjetër t’i zihet besë gjyqësorit të pavarur turk, transmeton Express.

Ministria turke ka thënë se deklaratat e zëdhënësve të kancelares gjermane dhe Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë kanë përbërë sjellje të keqe diplomatike dhe insistuar se askush nuk mund të udhëzojë apo këshillojë gjyqësorin.

Të martën, gjykata turke urdhëroi arrestimin e katër aktivistëve të të drejtave të njeriut, përfshirë dhe drejtorin e Amnesty International në Turqi, Steudtner dhe të një trajnuesit suedez, nën dyshimet për lidhje me grupe terroriste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme