Në deklaratën e përbashkët pas samitit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kanë shprehur shqetësime të përbashkëta ndaj rreziqeve që paraqet kriza në Siri për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe globale.
Liderët kanë konfirmuar përkushtimin për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Sirisë, si dhe parimet dhe synimet e Kartës së OKB-së, thuhet në deklaratën e përbashkët përfundimtare.
“U riafirmua vendosmëria për luftë kundër terrorizmit me qëllim eliminimin e të gjitha organizatave të cilësuara si terroriste nga KS-OKB, siç janë ISIS-i, Fronti Nusra dhe Al Kaeda, ose të gjithë individët e tjerë, grupet, iniciativat dhe subjektet e lidhura me ISIS-in.Po ashtu u shpreh vendosmëri për të refuzuar të gjitha axhendat separatiste që synojnë të dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendeve fqinje, sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë”, theksohet në deklaratë.
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...