Turqia gati të bastisë konsullatën saudite për zhdukjen e gazetarit

16:22 | 9 Tetor 2018
Arbresh.info

Turqia thotë se do të bastisë konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në lidhje me zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Ministria e jashtme e vendit tha se Arabia Saudite ishte e hapur për bashkëpunim dhe se kërkesa për bastisje mund të bëhet si pjesë e hetimit, transmeton portali arbresh.info.

Khashoggi është parë së fundmi duke vizituar javën e shkuar konsullatën dhe Turqia thotë se ai mund të jetë vrarë aty.

https://twitter.com/BBCNewshour/status/1049379619923812355?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1049379619923812355&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-middle-east-45796417

Këto akuza i ka mohuar Arabia Saudite.

Ata thonë se gazetari u largua nga konsullata pak pasi mbërriti, ndërsa Turqia thotë se nuk është parë duke e lënë ndërtesën.

Turqia ka kërkuar që Arabia Saudite të dëshmojë se është larguar – pavarësisht se nuk ka dhënë dëshmi se ai ishte vrarë brenda./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme