Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi do të hyjë në një periudhë normalizimi gradual, krahinë pas krahine.
Kjo pritet të ndodhë gjatë muajit mars, shkruajnë mediat turke, transmeton portali arbresh.info
Bllokimet e fundjavës, të cilat kanë qenë në vend që nga dhjetori, do të hiqen gradualisht mbi një bazë provinciale duke iu nënshtruar numrave të ulët të infeksionit, tha ai.
“Udhërrëfyesi për hapjen e restoranteve dhe kafeneve do të zbulohet javën e ardhshme”, tha Erdogan.
Ai shtoi se autoritetet do të ndajnë provincat në katër kategori bazuar në normat e infeksionit dhe vaksinimit, raporton Daily Sabah.
Turqia deri më tani ka regjistruar 27,652 vdekje nga koronavirusi./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç