Turqia feston 100-vjetorin e themelimit të Kuvendit dhe Festën e Fëmijëve

14:31 | 23 Prill 2020
Arbresh Info

Festa shtetërore e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve festohet më 23 prill, në ditën kur në vitin 1920 u hap Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë

Turqia sot shënon 100-vjetorin e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) dhe në të njëjtën kohë, festën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve, transmeton arbresh.info.

Me rastin e kësaj dite, kryetari i kuvendit, Mustafa Şentop, kryesoi një delegacion të zyrtarëve në një vizitë në mauzoleun Anıtkabir të Ataturkut në Ankara.

Şentop u shoqëruar nga zv/presidenti i vendit, Fuat Oktay, liderët e partive politike, disa ministra dhe deputetë.

Aktiviteti u organizua me pjesëmarrje ulët duke marrë masa në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19). Delegacioni ishte i pranishëm me maska mbrojtëse, ndërsa gjatë aktivitetit u respektua distanca sociale.

Kryetari i kuvendit gjatë aktiviteti shkroi mesazh në librin e veçantë të Anıtkabir.

Gjithashtu gjatë ditës pritet të zhvillohen edhe aktivitete të tjera, por me pjesëmarrje të ulët në kuadër të masave kundër COVID-19.

Festa shtetërore e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve festohet më 23 prill, në ditën kur në vitin 1920 u hap Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë. Kjo datë festohet në prani të fëmijëve nga e gjithë bota.

Në këtë ditë në vitin 1924, u vendos që data e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të shënohet si festë kombëtare. Pesë vjet më vonë, më 23 prill 1929, kjo festë iu është dhuruar fëmijëve. Që nga viti 1929 festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe në të njëjtën kohë si Dita e Fëmijëve./arbresh.info/AA

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme