Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavusoglu tha të dielën se Turqia e njeh pushtimin e Rusisë në Ukrainë si një “luftë”.
“A është ky një konflikt apo një luftë? Ne vendosëm për këtë. Neni 19 i Konventës së Montreux është shumë i qartë. Kjo është një luftë”, tha ai në një intervistë të për CNN Turk.
Njohja e Turqisë është e rëndësishme për zbatimin e Konventës së Montreux të vitit 1936 që rregullon kalimin detar nëpër ngushticat turke.
Dje Turqia tha se ende nuk kishte marrë një vendim në lidhje me mbylljen e ngushticave të saj midis Mesdheut dhe Detit të Zi për kalimin e anijeve luftarake ruse pavarësisht një pretendimi të mëparshëm nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, shkruan The Guardian.
Sipas The Guardian, një zyrtar turk tha se ende nuk është marrë një vendim për të bllokuar anijet luftarake ruse në Detin e Zi. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, do të shkelte konventën e shteteve në Detin e Zi, që anijet luftarake mund të kthehen në porte gjatë luftës. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...