Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, e kanë ende mundësinë që të takohen për zgjidhjen e konfliktit.
Duke folur në një konferencë të përbashkët në Lviv, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se kishin rënë dakord për organizimin e një takimi midis Putinit dhe Zelenskyt.
Kurse ministri turk tha se “ekziston mundësia që të dy liderët të takohen nëse ekziston një bazë për një marrëveshje”.
“Ne thamë dje se do të ishim të lumtur të presim”, tha Cavusoglu.
“Duhet të përgatiten bazat për një takim në nivel liderësh sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.
Kuleba tha se shpreson që Turqia nuk do të merrte anë dhe që mund të shërbente si një garantues i çdo marrëveshje paqeje midis shteteve./REL
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...