Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në ndalimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit “dhe të reduktojë tensionin që është përshkallëzuar me ngjarjet e fundit”.
“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet diplomatike që kemi nisur për të rivendosur qetësinë,” tha Erdogan, duke folur në një ceremoni të hapjes së kishës në Stamboll. “Ne ftojmë të gjithë aktorët që kanë një fjalë në rajon që të kontribuojnë sinqerisht për paqen”, shtoi Erdogan, raporton CNN, përcjell Arbresh.info.
Presidenti turk tha se ndërsa vendi qëndron gjithmonë “në solidaritet me vëllezërit tanë palestinezë; ne kemi theksuar se çdo hap që do të përshkallëzonte tensionet në rajon, do të shkaktonte më shumë gjakderdhje dhe do të thellonte problemet duhet të shmanget”./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...