Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur shqetësimet e tij me veprimet e fundit të Turqisë, pasi Ankaraja njoftoi për një valë të re të arrestimeve dhe pezullimeve nga puna në lidhje me grusht shtetin e vitit të kaluar.
“Turqia ka të drejtë të mbrojë veten dhe gjithashtu të ndjekë penalisht të gjitha ata që qëndronin pas përpjekjes për grusht shtet. Por e tëra duhet të ndodhë në bazë të sundimit të ligjit dhe respektimit të plotë të ligjit”, tha Stoltenberg pëpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Valeta, Maltë, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo është një çështje që e kemi dikutuar me udhëheqësine turke”, shtoi ai.
Të mërkurën, Turqia ka arrestuar më shumë 1,100 persona të dyshuar për lidhjet e tyre me Fetullah Gulen, për të cilin qeveria thotë se ‘lideri’ i grusht shtetit që ndodhi në korrik të vitit të kaluar.
Gjithashtu thuhet se janë lëshuar mbi 3,000 urdhër arresti, ndërkohë që mbi 9,000 policë u pezulluan nga puna./Arbresh.info
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...