Turqia është izoluar ndërkombëtarisht dhe duhet ta ulë tonin, nëse dëshiron të fitojë koncesione të rëndësishme nga Bashkimi Evropian, tha një zyrtar i lartë evropian të mërkurën.
Nacho Sanchez Amor, raportuesi për Turqinë në Parlamentin Evropian, tha se gjuha e vrazhdë e Ankarasë për politikat e jashtme është njëri prej pengesave kryesore në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me Brukselin.
Turqia synon ta thjeshtëzojë qasjen në vizat evropiane për qytetarët e vet dhe ta përditësojë një marrëveshje doganore me BE-në të vitit 1995, i cila do të mundë t’i ndihmonte në rritjen e eksportit.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, rekomandoi javën e kaluar që Turqisë t’iu plotësohen këto dy kërkesa në këmbim të disa koncesioneve. Ankarasë i kërkohet të bëjë më shumë për cështjen e ishullit të ndarë të Qipros dhe ta luftojë shmangien e sanksioneve kundër Rusisë.
“Të përmbahesh nga përdorimi i një toni agresiv, një toni kërcënues, është e lehtë dhe nuk kushton”, tha Sanchez Amor në Stamboll.
“Ju jeni plotësisht të izoluar. Azerbajxhani është miku juaj i vetëm i vërtetë”, theksoi ai.
Turqia e fitoi statusin e vendit kandidat për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian në vitin 1999.
Por, procesi është ngrirë prej vitit 2018, për shkak të shqetësimeve të bllokut për të drejtat e njeriut në Turqi dhe politikës së jashtme të Ankarasë./rel
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...