Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se vendi do të mbrojë me vendosmëri të drejtat e saj dhe të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se “Ashtu siç dihet, arsyeja e tensioneve të përjetuara në vitet që kemi kaluar në Mesdheun Lindor janë pretendimet maksimaliste për juridiksion detar nga Greqia dhe administrata e Qipros Jugore Greke (GCA) si dhe veprimet e njëanshme të tyre që injorojnë interesat dhe të drejtat e vendit tonë dhe të TRNC-së në Mesdheun Lindor”.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan vitin e kaluar i propozoi Bashkimit Evropian mbledhjen e konferencës gjithëpërfshirëse në Mesdheun Lindor dhe më 13 korrik 2019 Qipros greke i bëri një propozim të detajuar lidhur me burimet e hidrokarbureve të TRNC-së që është bashkëpronare e ishullit, rikujtohet në deklaratën në të cilën thuhet:
“Teksa të gjitha këto propozime janë në tryezë, vërehet se muajt e fundit Greqia dhe GCA përpiqen të kryejnë aktivitete të njëanshme dhe provokuese duke rritur tensionet në Mesdheun Lindor. Në fakt, përveç përpjekjeve të Greqisë në kohët e fundit për të shkelur shelfin tonë kontinental, edhe Administrata Qipriote Greke ka njoftuar se nga 3 tetori me një anije me flamur të Maltës në pronësi italiane, do të kryejë një kërkim në mënyrë që do të shkelë të drejtat e TRNC-së dhe shelfit kontinental të vendit tonë. GCA njofton se në muajin nëntor do të fillojë një shpim të ri në jug të ishullit. Të gjitha këto veprime të njëanshme do të rrisin tensionet në Mesdheun Lindor dhe do të kërcënojnë paqen dhe stabilitetin”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...