Sipas konventës, Turqia mund të ndalojë anijet luftarake të huaja të kalojnë nëpër ngushticat turke gjatë një lufte.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij do të përdorë autoritetin e saj mbi ngushticat turke sipas Konventës së Montreux-it të vitit 1936 për të parandaluar “përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës Rusi-Ukrainë”.
Sipas konventës, Turqia mund të ndalojë anijet luftarake të huaja të kalojnë nëpër ngushticat turke gjatë një lufte.
“Turqia ka përmbushur në mënyrë rigoroze përgjegjësitë e saj në kuadër të kornizës së institucioneve dhe aleancave me të cilat është e përfshirë, veçanërisht OKB-së, NATO-s dhe BE-së”, tha Erdoğan pas kryesimit të një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara, ku foli rreth luftës të qeverisë dhe popullit të Ukrainës, duke e quajtur të papranueshëm sulmin rus ndaj Ukrainës.
Presidenti turk po ashtu vlerësoi dialogun midis Turqisë dhe Ukrainës, duke theksuar se, “Kurrë nuk është vonë për t’u angazhuar në negociata me mirëbesim dhe përparim (për) të gjitha çështjet në mënyrë paqësore”.
Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës të enjten e kaluar, ajo është pritur me kritika nga komuniteti ndërkombëtar, me BE-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në që po zbatojnë një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës, në këtë luftë, më shumë se 350 civilë janë vrarë dhe mbi 1.600 janë plagosur. /AA/
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...