Turqia do të dërgojë ndihma humanitare në Gaza

13:08 | 16 Qershor 2017
Arbresh.info

Turqia do të dërgojë 15 tonë ndihma humanitare në Gaza, thuhet në deklaratën e Presidencës së Menaxhmentit të Katastrofave.

Gjithashtu, një spital i ri do të hapet në Gaza me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, sipas mesazhit, transmeton portali arbresh.info. Kostoja e ndërtimit të spitalit do të jetë 50 milionë dollarë.

Turqia dhe Izraeli arritën një marrëveshje në vitin 2016 për dhënien e ndihmës humanitare në Gaza./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme