Turqia dhe SHBA zhvillojnë fluturimin e 7-të me helikopter në lindje të Eufratit

12:49 | 28 Shtator 2019
Arbresh.info

Elementët e Forcave Ajrore të Turqisë (TSK) dhe SHBA-ve po zhvillojnë fluturimin e 7-të të përbashkët me helikopter në kuadër të praktikave për fazën e parë për në zonën e sigurtë në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy helikopterë të forcave ajrore turke dhe dy helikopterë të forcave ajrore amerikane janë ngritur në fluturim nga Qendra e Përbashkët e Operacionit në rajonin Akçakale të qytetit Şanlıurfa. Helikopterët më pas janë drejtuar për në anën e Sirisë.

Elementët e TSK-së dhe të SHBA-ve më parë kanë zhvilluar 6 herë fluturime të përbashkëta me helikopter dhe 2 herë patrullime tokësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme