Google ADS

Turqia dhe SHBA do të zhvillojnë konsultime politike në Washington

13:35 | 15 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Sedat Önal do të vizitojë SHBA-në të enjten dhe të premten në kuadër të konsultimeve politike midis Ankarasë dhe Washingtonit.

“Zv/ministri i Punëve të Jashtme, ambasadori Sedat Önal do të vizitojë Washington, DC. më 16-17 shtator të vitit 2021 dhe do të takohet me zv/sekretaret e Shtetit, Wendy Sherman dhe nënsekretaren e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland”, tha në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Önal dhe Sherman do të diskutojnë “marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe zhvillimet ndërkombëtare” në kuadër të konsultimeve gjithëpërfshirëse politike që do të mbahen midis delegacioneve gjatë vizitës./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme