Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një bisedë telefonike të realizuar mbrëmë, kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për të rritur bashkërisht marrëdhëniet mes dy vendeve të tyre, të cilat janë tashmë në një nivel të lartë, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, raporton Anadolu Agency (AA).
Ata shprehën besimin se përmes punës së Këshillit të Lartë për Bashkëpunim, si dhe përmes mënyrave tjera, do të vazhdojnë me një vendosmëri më të madhe të përmirësojnë marrëdhëniet e përgjithshme, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.
Siç bëhet e ditur, Vuçiq ka ftuar Erdoğanin të vizitojë Serbinë sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që të mbahet seanca e dytë e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim ku do të ishin dakorduar elemente të reja të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.
Presidenti serb tha se mbështetja e presidentit Erdoğan për investimet turke në Serbi ndikon për forcimin e ekonomisë, për çka e falënderoi për investimet e reja të kompanive nga Turqia, duke thënë se investitorët turq që janë në numër të madh dëshirojnë të organizojnë një pritje për dy presidentët.
Ai falënderoi presidentin turk edhe për ligjin për eksportin e mishit të viçit nga Serbia në Turqi, që sipas tij është e një rëndësie të madhe për bujqësinë serbe, ndërsa e falënderoi edhe për mbështetjen që po ja bën paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti Erdoğan nga ana e tij është shprehur i lumtur që këmbimi tregtar mes dy vendeve në vitin 2018, për herë të parë ka tejkaluar një miliard euro, me pritje që ky këmbim të rritet akoma më shumë.
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...