Turqia dhe Nigeria nënshkruajnë 7 marrëveshje

00:28 | 21 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij vazhdon të ndajë “informacionet e nevojshme” mbi aktivitetet e paligjshme të organizatës terroriste FETO në Nigeri, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një në një konferencë të përbashkët për mediat në kryeqytetin Abuja të Nigerisë me homologun e tij nigerian, Muhammadu Buhari, Erdoğan tha se, “Ne po forcojmë bashkëpunimin tonë në çështjet e mbrojtjes ushtarake dhe të sigurisë me Nigerinë, e cila po lufton organizatat terroriste, bandat e armatosura dhe piraterinë”.

Erdoğan njoftoi se Turqia dhe Nigeria vitin e ardhshëm do të festojnë 60-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, si dhe kujtoi se Nigeria ka qenë mikpritëse e një prej misioneve më të vjetra të Turqisë në kontinentin afrikan.

Ai theksoi se Turqia është e vendosur të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Nigerinë në çdo fushë.
Buhari, nga ana e tij, tha se në takim ata kanë pasur “diskutime shumë të dobishme” për disa çështje dypalëshe dhe arritën një seri marrëveshjesh.

Turqia dhe Nigeria nënshkruan gjithsej shtatë marrëveshje gjatë vizitës së presidentit Erdoğan në vend këtë vend afrikan.

Marrëveshjet përfshijnë çështjet mbi shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal dhe çështje të tjera në fushat e minierave, hidrokarbureve, energjisë dhe mbrojtjes, si dhe marrëveshje mbi bashkëpunimin për të rinjtë dhe ministritë e jashtme të të dy vendeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme