Nënshkrimi është zhvilluar në Doha në prezencë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani
Shtatë marrëveshje janë nënshkruar mes Turqisë dhe Katarit në prezencë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, raporton Anadolu Agnecy (AA).
Pas takimit dypalësh mes presidentit Erdoğan dhe emirit Al-Thani në Doha, u organizua një ceremoni e nënshkrimit pas drekës së punës mes delegacioneve.
Deklarata e përbashkët e takimit të 5-të të Komitetit të Lartë Strategjik mes Turqisë dhe Katarit u nënshkrua nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologut nga Katari, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani.
Marrëveshjet në sferat e ekonomisë, urbanizmit, tregtisë, industrisë, teknologjisë dhe standardizimit, u nënshkruan mes tjerash për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Turqisë, Murat Uysal, ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, si dhe zyrtarë të tjerë turq ishin prezent në ceremoni për të nënshkruar marrëveshjet bashkë me homologët e tyre nga Katari.
Pjesë e delegacionit të Turqisë gjithashtu ishin edhe ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoğlu; ministri i Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak; ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar; ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan; si dhe shefi i inteligjencës turke MIT, Hakan Fidan.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...