Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se ndjeshmëria e Katarit dhe Turqisë në dërgimin e ndihmës humanitare për popullin afgan duhet të jetë një shembull për komunitetin ndërkombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).
“Populli afgan ka nevojë për ndihmë humanitare serioze. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’ia japë këtë ndihmë humanitare popullit afgan, pavarësisht motiveve politike. Ndjeshmëria e Katarit dhe Turqisë duhet të jetë shembull në këtë aspekt”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për media të mbajtur në Doha me homologun e tij nga Katari, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani.
Duke theksuar se ai po punon në koordinim me institucionet e dy vendeve për të dërguar ndihmë humanitare shtesë, Çavuşoğlu tha se Turqia ka ndarë fonde që u transferua për të dhënë ndihmë humanitare.
“Fondacioni turk Maarif vazhdon aktivitetet arsimore. Shumë nga shkollat e fondacionit atje mbeten të hapura dhe 10 nga këto janë shkolla për vajza”, shtoi ai.
Kryediplomati turk gjithashtu tha se Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Katarit në mënyrë aktive dërgojnë ndihmë humanitare për popullin afgan në terren.
Duke përshëndetur përpjekjet e Katarit për të arritur paqe dhe marrëveshje në Afganistan, Çavuşoğlu tha se gjithashtu janë diskutuar mënyrat për të mbajtur të hapura aeroportet në Afganistan.
Ai tha se këto çështje duhet të negociohen mirë me talebanët, duke shtuar se bashkëpunimi i Turqisë me Katarit vazhdon në sfera të ndryshme.
Turqia ka “marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe të shkëlqyeshme me Katarit”, theksoi Çavuşoğlu.
Më vonë gjatë ditës, në Katar pritet të arrijë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhen 12 marrëveshje të reja midis dy vendeve.
Erdoğan do të marrë pjesë në takimin e shtatë të Komitetit Suprem Strategjik Turqi-Katar, ndërsa vizita vjen si pasojë e ftesës së Emirit të Katarit.
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...