Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të takohet me presidentin e Turqisë, Reccep Tajip Erdogan gjatë të mërkurës, në një përpjekje për të shtensionuar raportet pasi Ankaraja nënshkroi marrëveshje me Libinë për kufijtë detarë.
Kryeministri grek dhe presidenti turk do të takohen në samitin e aleancës së NATO-s në Londër, mësohet të ketë thënë zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.
“Shpresojmë se do të jetë një takim ku do t’i hapet rruga një forme të re të respektimit të ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të dyja vendeve”, -u tha ai gazetarëve, transmeton REL.
Libia dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për kufijtë në Mesdhe, javën e kaluar, e cila mund të komplikojë mosmarrëveshjet e Ankarasë për eksplorimin e energjisë në det të hapur me disa vende, përfshirë Greqinë.
Athina thotë se marrëveshja është absurde në aspektin gjeografik, sepse injoron praninë e ishullit grek të Kretës midis brigjeve të Turqisë dhe Libisë.
Greqia ka paralajmëruar se do ta dëbojë ambasadorin e Libisë në Athinë, nëse ai nuk do të siguronte sqarime për qeverinë greke.
Athina tashmë ka kërkuar mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, për të cilën Petsas tha se “nuk mund të qëndrojë indiferente kur një prej anëtarëve të saj shkel hapur ligjin ndërkombëtar.”
Erdogan e ka konfirmuar takimin me Mitsotakis.
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...