Turqia dhe Bashkimi Europian kanë arritur një marrëveshje mbi planin njëvjeçar të veprimeve për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe të cilat ishin përkeqësuar në prag të përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit në Turqi në 2016, tha presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan.
“Ne kemi marrë nga autoritetet e BE-së një afat kohor për 12 muaj. Në përputhje me të, ne do të bëjmë lëvizje të mëtejshme”, tha Erdogan, citon gazeta turke Haberturk, transmeton portali arbresh.info
Erdogani ka shtuar se ky afat kohor nënkupton liberalizimin e vizave dhe dhënien e ndihmës financiare nga BE-ja për Turqisë në lidhje me trajtimin e krizës së refugjatëve.
Presidenti i Turqisë e ka dhënë këtë deklaratë pas takimit të sotëm në Bruksel, ku edhe zhvilloi takimet me Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker si dhe një numër udhëheqësish të vendeve anëtare të BE.
Gjatë muajve të fundit, Turqia është përballur me kritika të ashpëra nga autoritetet e BE-së lidhur me një numër çështjesh, duke përfshirë edhe referendumin e mbajtur në muajin prill që kishte për qëllim zgjerimin e kompetencave presidenciale./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...