Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, shprehu keqardhjen për mungesën e presidentëve të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe atij të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në samitin e Komunitetit Politik Europian në Granada, në jug të Spanjës.
“Është turp që Azerbajxhani nuk është këtu. Është turp që as Turqia, e cila është vendi kryesor që mbështet Azerbajxhanin, nuk është këtu.
Kështu që ne nuk do të mund të flasim këtu për diçka aq serioze sa fakti që në të paktën 100,000 njerëz u desh të linin shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar një sulmi ushtarak”, tha zyrtari spanjoll pas mbërritjes së tij në samit.
Borrell tha gjithashtu se Europa nuk mund të zëvendësojë mbështetjen e SHBA për Ukrainën, pasi kriza politike në Uashington ngre pyetje në lidhje me ndihmën e vazhdueshme të SHBA.
“Natyrisht, Europa nuk mund të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara,” tha ai pas mbërritjes së tij në samitin e Komunitetit Politik Europian në Granada, në jug të Spanjës, ndërsa kujtoi se BE po shqyrton krijimin e një fondi prej 20 miliardë eurosh për katër vjet për të vazhduar mbështetjen e ushtrisë ukrainase./abcnews.al
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...