“Nuk bëhet fjalë për pretendime territoriale”, siguron presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Duke dërguar trupat e saj në Irakun verior, Ankaraja dëshiron të luftojë terrorizmin dhe të sigurojë kufijtë e saj, jo të fitojë territore të reja, tha presidenti turk.
Qëllimi i operacionit “Kthetrat e çelikut”, i cili filloi të dielën vonë, ishte “çlirimi i vendeve irakiane nga terroristët dhe garantimi i sigurisë së kufijve tanë”, tha Erdogan gjatë një takimi të grupit parlamentar të partisë AKP-së.
Ai tha se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) përdori rajonet veriore të Irakut, Metina, Zap dhe Awasin-Basyan, ku po zhvillohet operacioni, për t’u përgatitur për një sulm ndaj Turqisë, raporton ntv.
PKK, të cilën Ankaraja e konsideron një organizatë terroriste, ka luftuar forcat turke për dekada të tëra, duke kërkuar autonomi më të madhe për popullsinë kurde.
“Turqia nuk pretendon për territore”, tha presidenti, duke shtuar se në vend të kësaj ai “po bën të gjitha përpjekjet për të kontribuar në forcimin e integritetit të saj territorial dhe unitetit politik, në mënyrë që fqinjët tanë të jetojnë në siguri dhe paqe”.
“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne po punojmë me të njëjtin qëllim në Siri sikurse në Irak”, këmbënguli Erdogan.
Ministria e Jashtme e Irakut dënoi të martën operacionin e Ankarasë si një shkelje të sovranitetit, gjë që e bën shtetin turk të mos duket si një fqinj i mirë.
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi më herët se inkursioni ishte i nevojshëm për të parandaluar një sulm në shkallë të gjerë në territorin turk, i cili po përgatitet nga forcat kurde.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?