Turqia deporton 2 shtetas gjermanë për lidhje me terrorizmin

15:11 | 7 Mars 2020
Arbresh.info

Terroristët u dëbuan në kuadër të përpjekjeve të Turqisë për të kthyer luftëtarët e huaj në vendet e tyre, tha Ministria e Brendshme.

Turqia dëboi dy shtetas gjerman në vendin e tyre për lidhje me terrorizmin, njoftoi Ministria e Brendshme turke.

Turqia vazhdon të dëbojë terroristët e huaj, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Çështja e trajtimit të terroristëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre të arrestuar në Siri, përfshirë pjestarë e huaj të grupit terrorist, ka qenë e diskutueshme, ku Turqia argumenton se terroristët me origjinë të huaj duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Ankaraja ka thënë se disa vende evropiane u rezistuan përpjekjeve të saj për t’i dërguar pjestarët e DEASH-it përsëri në vendet e tyre, por që megjithë kundërshtimet ajo do të vazhdojë me këtë praktikë.

Turqia ka deportuar rreth 780 terroristë të huaj në vendet e tyre të origjinës në vitin 2019, sipas Ministrit të Brendshëm Suleyman Soylu./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme