Turqia ka denoncuar një sulm izraelit në Spitalin e Miqësisë Turko-Palestineze të Gazës, duke thënë se nuk ka “asnjë shpjegim” për një sulm të tillë.
Në një deklaratë, ministria e ashtme turke tha se kishte ndarë të gjithë “informacionin e nevojshëm, përfshirë koordinatat e institucionit në fjalë” me Izraelin përpara sulmit.
Spitali është i vetmi spital i kancerit në enklavë, tha ai, shkruan Al Jazeera.
“Rrethimi dhe këto sulme çnjerëzore, të cilat synojnë të privojnë popullin palestinez në Gaza nga të drejtat e tij më elementare, shkelin qartë ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.
Më herët të hënën, Ministria e Brendshme palestineze tha se pjesë të spitalit u dëmtuan pasi u godit nga një sulm ajror izraelit./abcnews.al
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...