Një gjykatë turke ka dënuar me burgim të përjetshëm gjashtë gazetarë.
Vendimi për dënimin është marrë një orë pasi një gjykatë tjetër liroi gazetarin gjermano-turk, i cili kishte qenë pas hekurave që nga viti i kaluar, shkruan “CNN”, transmeton portali arbresh.info
Të gjashtë gazetarët janë dënuar me akuzat se bëjnë pjesë në lëvizjen e klerikut turk të SHBA-ve, Fetullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për përpjekjet për grusht shtetin e dështuar të vitit 2016.
Gazetarët Ahmet Altan, Mehmet Altan dhe Nazli Ilicak kanë marrë dënime të përjetshme për shkak të informimit për përpjekjen e grushtit të shtetit para se të ndodhte.
Ata gjithashtu u dënuan për përpjekje për të prishur rendin kushtetues, siç ishin Fevzi Yazıcı, Yakup Şimşek dhe Şükrü Tuğrul Özşengül, të cilët punonin në gazeta të lidhura me Gulen dhe një stacion televiziv.
“Kjo është nëj ditë e errët për lirinë e shtypit dhe për drejtësinë në Turqi dhe vendos një precendent të frikshëm për shumë gazetarë të tjerë që përballen me gjyqet për akuza të ngjajshme”, tha Gauri van Gulik, drejtori i AI për Europë./arbresh.info/
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...